MËSUESI IDEAL

Mësuesit që nxënësit vlerësojnë më shumë

Mësuesit ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm për ndikim që kanë te nxënësit e tyre. Çdo sjellje, fjalë, motivim, përkrahje do të thotë shumë për ta. Ndaj, mos i kurseni!

 Mendime të ndryshme nga nxënës për mësuesin ideal

"Sipas mendimit tim, mësuesi ideal është ai që do të gjejë një qasje individuale për secilin nxënës. Ai është i vëmendshëm dhe është i gatshëm për të ndihmuar dhe mbështetur nxënësin në çdo kohë dhe nuk ka të preferuar në klasë. Këto cilësi i ka mësuesi im i matematikës. Ai gjithashtu ka një sens të shkëlqyeshëm humori. Është i gatshëm ta sqaojë materialin edhe 10 herë nëse është e nevojshme. Ai komunikon me të gjithë në një pozitë të barabartë dhe nuk veçon askënd. Nëse dikush nuk ndihet mirë, ai e shoqëron atë personalisht te një mjek shkolle, duke mos lënë askënd vetëm në një moment të vështirë. Nëse dikush ka një problem me një mësues tjetër, e vendosim në dijeni të situatës dhe ai është aty për t’i gjetur zgjidhje. Dështimet nuk bëhen arsye që ai të humbasë pozitivitetin dhe optimizmin. Ai gjithmonë pyet se si e kaluam verën, pra interesohet edhe për jetën tonë jasht shkolle"


"Një mësues ideal i duhet të jetë rigoroz, i qartë, i sinqertë, i ditur për lëndën e tij. Mësuesi im i preferuar është mësuesi i gjuhës shqipe. I drejtë dhe i gatshëm kurdoherë. Mësuesi i mirë nuk veçon një nxënës të shkëlqyer nga një më pak i mirë, sepse i trajton të gjithë me respekt"


"Sipas mendimit tim, vlerësimi i ndërsjellë është më i rëndësishmi për mësuesin. Qëndrimi ndaj nxënësit nuk ka lidhje me notën që i vendos. Mësuesen ideale e gjej te mësuesja e historisë. Më pëlqen mënyra sesi ajo shpjegon, me një pasion të jashtëzakonshëm. Ndonjëherë ajo mërzitet kur dikush sillet keq, por në seriozitetin e saj gjithmonë ka nota humori. Midis mësuesve të tjerë, ajo shkëlqen mbi të gjitha me pasionin e saj. Ajo është mjaft objektive dhe e drejtë në vlerësim. Jo të gjithë mund ta duan, por jam i bindur që të gjithë e respektojnë"


"Unë do të rendisja mësuesen time të frëngjishtes si një mësuese ideale. Ajo na mësoi botën e kulturës dhe artit francez. Na u desh shumë kohë të ambientoheshim me stilin e saj të mësimdhënies dhe të mësoheshim me të si person. Ajo nuk kufizohej thjesht me kurrikulën e shkollës, por gjente gjithmonë detyra dhe tekste shtesë për analizë. Ajo u shfaq në kohën e duhur, kur ishim mjaft të pjekur për të vlerësuar metodat e saj të punës, sepse ishim gjimnazistë. Folëm shumë në çdo mësim të frëngjishtes, duke praktikuar edhe gjuhën në këtë mënyrë. Mësuam shumëçka rreth artit francez. Ajo ishte tejet e apasionuar. Falë saj unë tashmë  ndjek studimet në Francë dhe jam e dashuruar me këtë vend"


Mësuesit ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm për ndikim që kanë te nxënësit e tyre. Çdo sjellje, fjalë, motivim, përkrahje do të thotë shumë për ta. Ndaj, mos i kurseni!

 


(Përgatiti P.Shtini; Portali Shkollor)

14,394 Lexime
4 vjet më parë