
Ministri Bajrami priti rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës
Rektori i Universitetit Shetëror të Tetovës, z. Vullnet Ahmeti theksoi se ky Universitet është i gatshëm të rrisë bashkëpunimin me universitetet në Kosovë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, z. Vullnet Ahmeti, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes këtij universiteti dhe universiteteve në Kosovë në sferën e ofrimit të programeve të përbashkëta studimore dhe në shkëmbimin e studentëve dhe mësimdhënësve.
Ministri Bajrami theksoi se tashmë Kosova iu ka dhënë shumë mundësi të rinjve për të zgjedhur profesione të ndryshme në arsimin e lartë dhe është duke punuar në drejtim të profilizimit të universiteteve publike.
Ndërkaq, ministri përmendi faktin se një numër i madh i studentëve nga Kosova tashmë studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, e po ashtu ka numër të madh të studentëve shqiptarë nga Maqedonia, të cilët studiojnë në universitetet publike e private në Kosovë. Prandaj, ai tha se një bashkëpunim edhe më i madh mes universiteteve do të ishte në të mirë të të rinjve nga të dyja vendet.
Rektori i Universitetit Shetëror të Tetovës, z. Vullnet Ahmeti theksoi se ky Universitet është i gatshëm të rris bashkëpunimin me universitetet në Kosovë. Ai theksoi se, Universiteti i Tetovës ka po ashtu një numër të mësimdhënësve nga Kosova, të cilët kanë ndihmuar në ngritjen e këtij universiteti dhe kanë plotësuar mungesën e kuadrit akademik.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
QSHA: Modele testesh për provimet e klasave të 9-ta
Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë! Manastirliu: Jepni më të mirën tuaj