MASHT

Ministri takim me përfaqësues të Këshillit Rinor

Ministri Bajrami priti përfaqësues të Këshillit Rinor dhe të Këshillit të Nxënësve të Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur sot përfaqësues të Këshillit Rinor të Kosovës dhe të Këshillit të Nxënësve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për kontributin e nxënësve dhe studentëve për ngritjen e cilësisë në arsim.

Ministri Bajrami e vlerësoi këtë takim si të veçantë, pasi që tha se, Kosova ka një rini shumë inteligjente dhe MAShT është e vendosur që të sigurojë mësim sa më cilësor për ta.

Ministri theksoi gatishmërinë e tij dhe të MAShT që të bashkëpunojë në vazhdimësi me këto organizata, në mënyrë që të evidentohen dhe të zgjidhen problemet, me të cilat ata ballafaqohen në të gjitha nivelet e arsimit.

Ndërsa, Agnesa Qerimi nga Këshilli Rinor i Kosovës foli për punën këtyre organizatave dhe theksoi se përmes aktiviteteve të tyre po mundohen të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë në arsim.

Nxënësit dhe studentët i dorëzuan ministrit Bajrami një draft të dokumentit të përgatitur nga Klubi për arsim më të mirë, i cili ka evidentuar problematikat në shkolla dhe mundësitë e adresimit të tyre.

1,413 Lexime
8 vjet më parë