Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për arsimin profesional
Përmes një Akti Normativ, MEKI çel fondin për investim në 10 Shkolla Profesionale dhe 2 Qendra të Formimit Profesional. Përveç infrastrukturës së përmirësuar, më shumë se 5000 nxënës do të kenë mundësi të përfitojnë edhe laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe hapësirat e reja të dedikuara.
Përmes një Akti Normativ, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, çel fondin për investim në 10 Shkolla Profesionale dhe 2 Qendra të Formimit Profesional.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili tha se ndërhyrjet e planifikuara do të përfshijnë rikonstruksionin e ndërtesave ekzistuese dhe krijimin e ambienteve shtesë për disa prej tyre, duke siguruar kushte dhe standarde më të larta për arsimin profesional.
Përveç infrastrukturës së përmirësuar, më shumë se 5000 nxënës do të kenë mundësi të përfitojnë edhe laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe hapësirat e reja të dedikuara për zhvillimin e aftësive profesionale.
Shkollat Profesionale që Përfitojnë:
Qendra e Formimit Profesional Nr.1, Tiranë;
Qendra e Formimit Profesional, Durrës;
Shkolla Profesionale “Bajram Curri”, Kukës;
Shkolla Profesionale “Petro Sota”, Fier;
Shkolla Profesionale “Isuf Gjata” dhe “Irakli Terova”, Korçë;
Shkolla e Mesme Teknike, Korçë;
Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Hamdi Bushati”, Shkodër;
Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Arben Broci” Shkodër;
Shkolla e Mesme e Përgjithshme Profesionale “Kolë Margjini”, Shkodër;
Shkolla e Mesme Profesionale “Pavarësia” dhe Shkolla Tregtare, Vlorë;
Shkolla e Mesme Profesionale “Enver Qiraxhi”, Pogradec;
Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka”, Lezhë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Udhëzimi për vitin shkollor 2024-2025 në sistemin arsimor parauniversitar
Marrëdhëniet e mësuesit me nxënësit
Projektligji i ri i shkencës, Manastirliu: Nxitje dhe zhvillim për shkencën e hapur, financim i qëndrueshëm për kërkimin shkencor dhe inovacionin