Deklarata

Ministria e Shëndetësisë propozim MASR: Nga 1 dhjetori mësimi të fillojë i alternuar, online dhe në klasë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një deklaratë për media i ka propozuar Minisistrisë së Arsimit se nga data 1 dhjetor mësimi në shkolla të fillojë i alternuar, pra në klasë dhe online. Qëndrimi vjen i rekomanduar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të frenuar infektimet nga COVID-19.

Nga situata e krijuar prej përhapjes së virusit COVID-19, ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë është kërkuar që të merren masa të tjera për të frenuar infektimet. 


Ministrja Ogerta Manastirliu, me anë të një mesazhi për mediat, mbështetur nga rekomandimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve, i ka rekomanduar zyrtarisht Ministrisë së Arsimit që mësimi në shkolla të bëhet i alternuar. Pra mësimi do të zhvillohet, në formën klasike por edhe online. Sipas Manastirliut, kjo praktikë do të nisi që në datë 1 dhjetor.


“Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra. Por, për të minimizuar rrisqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur: T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”. -tha Manastirliu.


Tashmë pritet që Ministria e Arsimit të miratojë dhe të vërë në zbatim rekomandimet e bëra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që pritet që të dalë edhe udhëzimi konkret se si do të zhvillohet mësimi i alternuar. 



Kjo është deklerata e plotë në video e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në komunikimin me publikun për masat e marra për përballimin e epidemisë në vend 

Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

8,573 Lexime
3 vjet më parë