Ministrja e MASHTI-t, Nagavci: Po punojmë shumë për reformimin e sistemit të arsimit
Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka diplomuar gjeneratën e radhës për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”. Ajo thotë se kjo ministri në Kosovë, ka mbështetur zhvillimin e këtij kualifikimi për asistent në mënyrë që të gjithë nxënësit të kenë trajtim të barabartë.
Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka diplomuar gjenerata për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”. Ajo thotë se si Ministri, kanë mbështetur zhvillimin e këtij kualifikimi për asistent në mënyrë që të gjithë nxënësit të kenë trajtim të barabartë.
“Po punojmë shumë në zhvillimin e politikave për reformimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional”, ka shkruar ministrja në Facebook.
Postimi i saj:
Edhe një gjeneratë e diplomuar për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”
Kënaqësi të ndajmë diplomat edhe për 46 studentë të kualifikimit të nivelit të V-të për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”.
Krahas ndarjes së buxhetit për punësimin e asistentëve, po përgatisim edhe kuadrot.
Si Ministri, e kemi mbështetur zhvillimin e këtij kualifikimi për asistent në mënyrë që të gjithë nxënësit të kenë trajtim të barabartë.
Ky kualifikim është duke u ofruar në 7 institucione me 180 studentë të regjistruar, në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe në Ferizaj.
Jemi të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve për nxënësit me nevoja të veçanta.
Po ashtu, po punojmë shumë në zhvillimin e politikave për reformimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Detyrimi i deklarimit të pagave për mësuesit dhe punonjësit në arsim: Afati është 31 mars 2025
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Manastirliu: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla