Aktualitet

Ministrja Kushi: Konsultimet me studentët e mjekësisë do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të gjetur zgjidhjet më të mira

Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi theksoi se në ditët në vijim do të ketë sërish konsultime për të mbledhur mendimet dhe zgjidhjet më të mira për çështjen e studentëve të mjekësisë, për punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Prof. Arben Gjata, si dhe pedagogë të UMT, zhvilluan takimin e dytë konsultativ me studentët e mjekësisë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për punësimin dhe kontributin e tyre në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore.


Në një postim në rrjete sociale Ministrja Kushi theksoi se në ditët në vijim do të ketë sërish konsultime për të mbledhur mendimet dhe zgjidhjet më të mira për këtë çështje.

Postimi i plotë i ministres Evis Kushi: "Në takimin e dytë konsultativ me studentët e Fakultetit të Mjekësisë vijuam diskutimet për të gjetur zgjidhjen më të mirë për punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore. Së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Prof. Arben Gjata, si dhe pedagogë të UMT, dëgjuam me vëmendje mendimet dhe sugjerimet e studentëve në lidhje me diskutimin e nisur për kontributin e tyre në Shqipëri. Konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të mbledhim të gjitha idetë dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira".


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

558 Lexime
10 muaj më parë