“Java e Parasë 2023”

Ministrja Kushi mesazh të rinjve: Nëse punoni me ndershmëri, fitimet janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme

Në kuadër të “Javës së Parasë 2023”,ministrja Kushi u dha një mesazh nxënësve që t’i kushtojnë rëndësi punës dhe fitimeve me ndershmëri të parasë,duke shtuar se kur punon me ndershmëri fitimet mund të jenë më të ulëta, por janë më të sigurta, ndaj nxënësit edukohen që të punojnë dhe të fitojnë me ndershmëri.

“Java Globale e Parasë” u çel sot me një aktivitet të organizuar në mjediset e Bankës së Shqipërisë, ku morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Guvernatori i Bankës Së Shqipërisë Gent Sejko, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave Bledar Shella, si dhe të ftuar të tjerë. Tashmë prej vitesh Ministria e Arsimit dhe Banka e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të ngushtë për organizimin e “Javës Globale Të Parasë”.


Në kuadër të nisjes së kësaj jave, Ministrja Kushi u dha një mesazh nxënësve që t’i kushtojnë rëndësi punës dhe fitimeve me ndershmëri të parasë, duke shtuar se kur punon me ndershmëri fitimet mund të jenë më të ulëta, por janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme, prandaj nxënësit edukohen që të punojnë dhe të fitojnë me ndershmëri. 


“Ka individë apo kompani që të etur nga dëshira për të patur përfitime të mëdha dhe të shpejta, gjejnë rrugë të pandershme, ndaj dhe mesazhi im për të rinjtë është që të punojnë dhe të fitojnë me ndershmëri, sepse të punosh me ndershmëri fitimet mund të jenë më të ulëta, por janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme,” – u shpreh ministrja.


Më tej Kushi theksoi se Shqipëria ka kaluar kriza të ndryshme si tërmeti, pandemia dhe së fundmi inflacioni i luftës në Ukrainë, të cilat e bëjnë shumë të rëndësishëm edukimin financiar, njohuritë. Menaxhimit e parave dhe të buxhetit,  jo vetëm për sipërmarrësit, të vetë-punësuarit, profesionistët dhe institucionet, por për të gjithë shoqërinë, familjet dhe individët.  



Kurrikulat e arsimit parauniversitar e trajtojnë edukimin financiar edhe si lëndë më vete, siç është lënda e ekonomisë, por edhe në tema të ndryshme të integruara në disiplina të ndryshme. E përveç kësaj ka shumë projekte e programe të ndryshme ku nxënësit i zbatojnë në praktikë këto njohuri, duke u mbështetur nga mësuesit, prindërit, institucionet dhe nga gjithë komuniteti për t’i vënë në zbatim këto njohuri.



Kaltra Tafani

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

783 Lexime
1 vit më parë