AKTUALITET

Ministrja Kushi rezulton e prekur me COVID-19, apelon fort për respektimin e masave nga të gjithë

Nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social "Facebook", Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi informon se është prekur nga COVID-19. Ajo shprehet se është karantinuar dhe apelon pë të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social "Facebook", Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi informon se është prekur nga COVID-19.


Ajo shprehet se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia, teksa apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.


Statusi i plotë në "Facebook"


"Të dashur miq, 

Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia. 

Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!"



N. Allkja Biçaku 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


1,375 Lexime
3 vjet më parë