Takimi

Ministrja Kushi takon rektorët e universiteteve: Projekte dhe më shumë angazhim për mbylljen me sukses të vitit akademik

Ministrja shqiptare e Arsimit, Evis Kushi duket se nuk ka dashur të humbë kohë teksa sot ka zhvilluar një takim me të gjithë rektorët e universiteteve të vendit. “Projekte të reja dhe më shumë angazhim për mbylljen me sukses të vitit akademik”, kështu është shprehur Kushi pas takimit me ta.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend. 


Ministrja Kushi nënvizon se në takimin e zhvilluar me rektorët e universiteteve u diskutua gjerësisht mbi ecurinë e deritanishme të mësimit dhe sfidat kryesore që janë paraqitur, me qëllim mbylljen me sukses të një tjetër viti akademik të pazakontë.  


Ndër të tjera, ajo shpreh besimin e saj se më e mira është përpara. 

"Jam shpresëplotë në përmirësimin e situatës dhe rikthimin në normalitet!” - përmbyll mesazhin e saj ministrja.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,424 Lexime
2 vjet më parë