Mirela Kumbaro: Krijohet Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore, në vend të QSHA-së

Qeveria miratoi projektligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, e cila do të zëvendësojë Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe do të ketë status autonom. Sipas ministres Kumbaro, synohet rritja e transparencës, meritokracisë dhe standardeve në administrimin e provimeve.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratuan ndryshimet ligjore që reformojnë shërbimet arsimore, përmes transformimit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore në agjenci autonome shërbimeve arsimore.


Sot qeveria shqiptare miratoi nj projekltigj qe është produkt i rëndësishëm ligjor dhe organizativ i Ministrisë së Arsimit. Krijojmë me projektligjin që miratuam sot, Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Bëhet fjalë për një agjenci që do të ketë një status autonom për të rritur pavarësinë e agjencisë, për një paketë shumë të rëndësishme shërbimesh të cilat pjesërisht sot propozohen, garantohen dhe ofrohen nga një institucion që varet nga Ministria e Arsimit dhe quhet  Qendra e Shërbimeve Arsimore. Bëhet fjalë për të gjitha testimet që zhvillohen sot, provimet shtetërore kombëtare dhe ndërkombëtare në territorin e Shqipërisë, jo vetëm në fushën e arsimit. Është e njëjta qendër që ofron edhe shërbimin e digjitalizuar për njehsimin e diplomave në të dy kahet, qoftë për të huajat që futen në përdorim në sistemin tonë të punësimit dhe anasjelltas. 


Me këtë ligj rrisim në radhë të parë cilisëinë e shërbimit, transparencën, autonominë për të mbajtur këtë agjenci larg çdo lloj ndikimi, qoftë edhe politik, për të rritur meritokracinë në gjithë shërbimet. Është një projektligj që do të kalojë së shpejti në parlament dhe do të marrë formën përfundimtare bashkë me investimin, i cili është parashikuar një ndërtesë në Kamëz.


Minsitrja Kumbaro, po gjatë mbledhjes së sotme, bëri me dije edhe tre vendime të Këshillit të Ministrave lidhur me ligjin për shkencën, institucionet dhe kategorinë e pagave dhe shpërblimeve në institucionet shkencore.


Kemi edhe tre vendime të këshillit që u miratuan sot në Këshillin e Ministrave, dy prej të cilave janë detyrimi ligjor për ligjin e shkencës të miratuar në vitin 2024 dhe detyrim për dy kapitujt e parë të arsimit që do të mbyllen në negociata me BE, konkretisht: Konkretisht është VKM që ka të bëjë me metodologjinë e vlerësimit të institutive kërkimore shkencore. Edhe agjenci të tjera publike do të kenë mundësi të hapin institute kërkimore. VKM-ja tjetër është ajo që përkufizon kategorinë e pagave dhe shpërblimeve sipas kategorisë së kërkuesit shkencor. Vendimi i fundit që u miratua sot ka të bëjë me plotësimin e një standardi që ka të bëjë me menaxhimin e bazës së të dhënave të kërkimit shkencor dhe provimeve kombëtare e ndërkombëtare. Plotëson një vendim të mëparshëm, por me kompetenca të qarta, adminsiturar nga Ministria e Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe AKSHI.



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

474 Lexime
2 orë më parë