REFERENCË

Model i një letër reference e mësuesit mentor për praktikantin/en

Dr. Ermira Ymeraj ka përgatitur një letër referencë për praktikanten, duke u nisur nga roli i saj edhe si mësuese mentore. Kjo letër u vjen në ndihmë kolegëve të saj, të cilët udhëheqin praktikantë dhe u duhet të përgatisin një referencë...

Dr. Ermira Ymeraj ka përgatitur një letër referencë për praktikanten, duke u nisur nga roli i saj edhe si mësuese mentore . Kjo letër u vjen në ndihmë kolegëve të saj, të cilët udhëheqin praktikantë dhe u duhet të përgatisin një referencë në lidhje me aftësitë dhe rezultatet e tyre.



Për praktikanten ............

Praktikantja _____________ është një studente e formuar në Universitetin “____________” në________, në një periudhë prej 5 vitesh. Njohja ime e drejtpërdrejtë me të ndodhi përgjatë vitit shkollor ____________, periudhë në të cilën, ajo kreu praktikën profesionale pranë gjimnazit “___________________”. 


Si mentore e lëndëve _____________________, pata mundësi ta njoh Ma. _____________ si studente dhe njëherësh si mësuese në formim, përmes pjesmarrjes në procesin mësimor dhe më shumë, përmes drejtimit të orëve mësimore të kryera prej sa me zell, me kërkesa shumë të larta ndaj vetes, me pasion dhe mendim të pavarur, me përgatitje shkencore dhe seriozitet bashkëpunues. 


Gjatë kësaj periudhe të formimit të saj si praktikante, nën mentorimin tim, ajo shfaqi cilësi të mira organizative, marrëdhënie të mira me nxënësit, fitoi besimin e tyre në procesin e mësimdhënies me kompetenca, nxiti mendimin krijues të nxënësit, hartoi në përputhje me kriteret e hartimit të detyrave të saj si praktikante, teste cilësore, plane tremujorësh, planifikim detyrash të portofolit, planifikime projektesh, duke shfaqur kompetenca profesionale.


Këtë letër reference e nënshkruaj me përgjegjësi për mundësitë e saj të bashkëpunimit me institucionet, ku asaj i nevojitet, me bindjen se praktikantja _____________ është një studente e formuar shkencërisht, një organizuese e mirë e orës mësimore, përdoruese e mirë e metodave të larmishme të mësimdhënies që premtojnë për arritjet e saj në këtë profesion.



(Dr. Ermira Ymeraj; Portali Shkollor)

13,261 Lexime
4 vjet më parë