Nisma "Tre lëndë në gjashtë orë"

Modele të menaxhimit dhe të organizimit të orarit në shkollë

Të gjitha shkollat kanë afat deri në datën 30 janar për të hartuar planet mësimore sipas nismës “Tre lëndë në gjashtë orë”. Në datën 1 shkurt të gjitha shkollat do të zhvillojnë procesin e mësimit sipas mënyrës së re të organizimit.

Format e reja të organizimit të orarit mësimor varen nga specifikat dhe nevojat e shkollës, që nënkupton infrastrukturën e shkollës (kabinetet , mjediset sportive, laboratorët etj.); numrin e mësuesve (provizore dhe definitive); zhvillimin e mësimit me turne; largësinë e shkollës nga vendbanimet (kur shkolla është larg, nxënësit mbajnë për një rrugë më të gjatë ngarkesën e çantës) etj. 


Ju kujtojmë se të gjitha shkollat kanë afat deri në datën 30 janar për të hartuar planet mësimore sipas nismës “Tre lëndë në gjashtë orë”. Në datën 1 shkurt të gjitha shkollat do të zhvillojnë procesin e mësimit sipas mënyrës së re të organizimit.


Më poshtë janë paraqitur disa modele të organizimit të orarit të shprehura në dy variante. Në variantin e parë është paraqitur një model orari  i organizuar  sipas një jave mësim, ndërsa në variantin e dytë është paraqitur një model orari i organizuar sipas dy javëve mësimore (tek dhe çift).

(Portali Shkollor)

6,835 Lexime
6 vjet më parë