Aplikimi për në universitet

Mundësi e re për të plotësuar formularin A1/A1Z nga data 8 deri më 13 shtator

Nga sot deri më 13 shtator 2021 hapet Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar deri më tani me formularin A1Z . Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e MSH dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në universitet.

Nga dita e sotme deri më 13 shtator 2021 hapet Portali i Maturës Shtetërore online për aplikime, për të gjithë kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetërore 2021.


Lajmin për hapjen e portalit e jep Ministrja Kushi në një publikim në rrjetin e saj social.


“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021,” – shkruan Kushi.


Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.


Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,007 Lexime
2 vjet më parë