Mesazh i një fundviti

Ndihem e nderuar që jam mësuesja e fëmijës tuaj

Marte Gjergji, mësuesja kujdestare e klasës së 4-B në shkollën 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë ka gjetur kohën dhe fjalët e duhura për të uruar nxënësit e saj dhe falënderuar prindërit për bashkëpunimin gjatë një viti tepër të vështirë.

Edhe pse për ne bashkëjetesa me COVID-19 ishte e vështirë, ne ia dolëm.

Na munguan shumë lojërat tona dhe përqafimet që aq shumë i duan fëmijët, por prapë u përqendruam me durim, këmbëngulje e dëshirë të madhe për të arritur rezultatet e duhura në mësime.

Faleminderit për durimin tuaj, dëshirën dhe ambicien për të ecur përpara.

Këto fjalë janë pak në pafundësinë e atyre që i meritoni nxënës të dashur.

Gëzuar 2021! Ardhtë i bardhë dhe plot gëzime për Ju.

Një falënderim është për prindërit që prania e tyre, besimi, komunikimi i vazhdueshëm me shkollën, bashkëpunimi me fëmijët, dëgjimi i ankesave dhe dëshirave të fëmijëve i ka bërë ata më të sigurtë në veten e tyre.

Punët tuaja të përditshme nuk e zbehin kujdesin dhe interesimin për mbështetjen ndaj fëmijës, që  është kyçi i lumturisë së fëmijës suaj.

Unë ndihem e nderuar që jam mësuesja e fëmijës tuaj.

Faleminderit!


Nga Marte Gjergji, mësuesja kujdestare e klasës së  4-B në shkollën  9-vjeçare “Migjeni” në Pukë 

Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,285 Lexime
3 vjet më parë