Aktualitet

Ndryshimet në qeveri: Ogerta Manastirliu, ministrja e re e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

ZNë Asamblenë e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot ndryshimet në qeveri. Ish ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tashmë do të mbajë postin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Kështu, në vend të Evis Kushit do të jetë Ogerta Manastirliu e cila do të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit. 



Ogerta Manastirliu


U lind në Tiranë më 31 dhjetor 1978. Kreu studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku ka marrë edhe titullin "Master në Shkencë" në degën e Kimisë së Përgjithshme. Ajo mban titullin "Doktor i Shkencave", në Kimi Analitike dhe Mjedis.


Prej vitit 2009, është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij Fakulteti. Ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në vitin 2004, në Drejtorine e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Sherbimit Social, ku ka qenë një nga kontribueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të Strategjise Lokale të Strehimit Social. Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung, etj. Prej shtatorit 2013 deri në mars 2017, Znj. Manastirliu drejtoi Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Nga marsi 2017 ka qenë Ministre e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë. Tashmë ajo do të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,304 Lexime
7 muaj më parë