Botim i ri

“Në limb”, një histori dashurie dhe humbjeje, që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë tona

"NË LIMB"- Një histori dashurie dhe humbjeje, vdekjeje dhe qëndrese, që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë tona. Në këtë roman bashkëjetojnë shpresa për të ardhmen dhe mërzia për të kaluarën.

Romani “Në limb” i autores italiane Melania G. Mazzucco paraqet një gërshetim të së kaluarës edhe të së tashmes së Manuelës, e cila ka drejtuar një togë me tridhjetë burra në Afganistan por kur kthehet në shtëpi, nuk mund të largohet edhe mendërisht nga ditët e kaluara atje.



Në këtë roman bashkëjetojnë shpresa për të ardhmen dhe mërzia për të kaluarën. Sado që Manuela përpiqet të jetojë momentin dhe të përjetojë ndjenja dashurie për rrethin familjar, shoqëror, e posaçërisht për Matian, burrin në të cilin dashurohet, atë e shqetëson e kaluara përmes anktheve të natës. 



Lufta, humbja e ushtarëve më të afërt, dhimbjet fizike e shpirtërore e shoqërojnë Manuelën gjatë gjithë kohës, por nuk ia shuajnë dëshirën dhe vullnetin që ka për ushtrinë. Vendosmëria e Manuelës e bën atë që asnjëherë të mos i ndryshojë parimet e saj.


©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

1,757 Lexime
2 vjet më parë