Shkolla "Elmaz Ademi"

Nëntori i festave kombëtare dhe vallja më e bukur e interpretuar për këtë vit të vështirë

Grupi i valleve të shkollës së Mesme të Bashkuar “Elmaz Ademi” Kukës ka realizuar vërtetë një interpretim të shkëlqyer për festat e 28 dhe 29 Nëntorit. Emocionet që të fal kjo video na bëjnë mirë në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë të gjithë.

Edhe festat janë ndryshe këtë vit, pasi COVID-19 na ka detyruar të ndryshojmë jo vetëm mënyrën tonë të sjelljeve, por edhe të festimeve!


Varësisht nga kjo, shkolla e Mesme e Bashkuar “Elmaz Ademi”, Kukës ka ditur si të festojë 28-29 Nëntorin e këtij viti. 


Janë për t’u duartrokitur grupi i valltarëve të kësaj shkolle! 

Nën kushtet e protokollit anti COVID, ata kanë zgjedhur ambientin e jashtëm të shkollës por edhe të zonës përreth për të kërcyer aq bukur dhe me emocion këngë shqiptare, si për të na përcjell mesazhe të nënkuptuara mbi ndjenjën e atdhetarisë....


Nën drejtimin e A.Berës, zv/drejtores së shkollës, ata kanë sjellë motivet shqiptare në veshje, në valle por edhe me melodinë e këngës së Pavarësisë që kanë zgjedhur të interpretojnë. 


Anembane ushton Jehona

Diell i ri mbi trojet tona

Rreze t’arta mbi fushat kan ra

mblodha sot në mbretërin' time

nëpër shekuj ligjërime

gur mbi gur sot u bën kala...


 “Tash sa vjet ne festojmë në këtë muaj dhe Ditën e shkollës. Por këtë vit jo si  herët e tjera, po punojmë e festojmë ndryshe në kushtet e protokolit anti COVID. Sot ju përshëndesim me një valle realizuar nga grupi i valleve të shkollës, nën drejtimin  e A.Berës, zv/drejtore e shkollës”, kështu shkruhet në një postim në faqen zyrtare të shkollës së Mesme të Bashkuar “Elmaz Ademi” Kukës . 



Ju ftojmë të shihni dhe të përfshiheni në këtë interpretim kaq të bukur nga të rinj shqiptar!  

Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,163 Lexime
3 vjet më parë