Nis testimi i informatizuar i kualifikimit të mësuesve, ja kalendari dhe listat e pjesëmarrësve

Ka nisur testimi i informatizuar i kualifikimit të mësuesve për vitin shkollor 2025-2026, i organizuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Procesi përfshin mësuesit që synojnë titujt “Mësues i Kualifikuar”, “Specialist” dhe “Mjeshtër”, duke ndikuar në zhvillimin profesional dhe në rritjen e cilësisë së arsimit.

Ka nisur sot testimi i informatizuar i Kualifikimit të Mësuesve, proces që po zhvillohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, sipas një kalendari të përcaktuar për kategorinë “Mësues i Kualifikuar”.


Procesi i kualifikimit po zhvillohet për të gjithë mësuesit që synojnë avancimin në karrierën e tyre profesionale, për titujt “Mësues i Kualifikuar”, “Mësues Specialist” dhe “Mësues Mjeshtër”.


Ky vlerësim konsiderohet një hap i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin profesional të mësuesve, por edhe për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe forcimin e standardeve në arsimin parauniversitar.


Sipas njoftimit zyrtar të Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore, testimi i informatizuar për vitin shkollor 2025–2026 zhvillohet në zbatim të Udhëzimit nr. 17, datë 22.07.2024 “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të punonjësve arsimorë”, i ndryshuar.


Testimi po zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë, në adresën Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 23 (ish-ATSH).


Rregullat që duhet të respektojnë kandidatët


Ditën e testimit, mësuesit pjesëmarrës duhet të kenë parasysh disa rregulla të rëndësishme:


  • të jenë të pajisur me dokument identifikimi origjinal (kartë identiteti ose pasaportë);
  • të paraqiten të paktën 30 minuta përpara fillimit të testimit;
  • të mos mbajnë apo përdorin celularë dhe pajisje të tjera komunikimi gjatë testimit, pasi kjo përbën kriter për moskualifikim;
  • të mos pinë duhan dhe të mos konsumojnë ushqime në mjediset e testimit;
  • të mos komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të provimit.



Për më shumë informacion, më poshtë mund të gjeni kalendarin e organizimit të testimit dhe listat emërore të kandidatëve.

Listat emërore 


Lista emërore Edukim Fizik AMU

Lista emërore Filozofi

Lista emërore Gjuhë Frënge AML

Lista emërore Gjuhë Frënge AMU

Lista emërore Gjuhë Greke AML

Lista emërore Gjuhë Greke AMU

Lista emërore Gjuhë Italiane AML

Lista emërore Gjuhë Italiane AMU

Lista emërore Gjuhë Shqipe dhe Letërsi AML

Lista emërore Gjuhë Shqipe dhe Letërsi AMU



Ndërkohë, listat emërore të kandidatëve nuk janë publikuar ende për të gjitha profilet. Sapo ato të bëhen publike nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, do t’i përditësojmë dhe do t’ua bashkëngjisim këtij lajmi për informimin e plotë të mësuesve pjesëmarrës në procesin e kualifikimit.


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë  

254 Lexime
2 orë më parë