AKTUALITET

Nis vaksinimi i mësuesve, Kushi: Vaksinimi i heronjve të sakrificës, ogur i mirë për rikthimin e normalitetit

Sot ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve. Njoftimin e ka dhënë Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi teksa është shprehur se “Ky është një ogur shumë i mirë që shtron rrugën e rikthimit në normalitetin që duam në shkolla dhe në jetën e përditshme".

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka ndarë me ndjekësit e saj kënaqësinë e nisjes së procesit të vaksinimit të mësuesve.


"Jam veçanërisht e lumtur që sot nis procesi i vaksinimit të mësuesve, heronjve tanë të palodhur, të cilët që nga dita e parë e pandemisë COVID-19 nuk e kanë ndalur sakrificën e përkushtimin e tyre ndaj nxënësve e procesit mësimor" - shprehet ajo.


Sipas Ministres Kushi, ky është "Një ogur shumë i mirë ky që shtron rrugën e rikthimit në normalitetin që duam në shkolla dhe në jetën e përditshme".


Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në vendin tonë kanë mbërritur 38,400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, të cilat shërbejnë për nisjen e procesit të vaksinimit për mësuesit dhe pedagogët.



Nanila Allkja Biçaku 

 ©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

883 Lexime
3 vjet më parë