Aktualitet

Nisin sot provimet e minimaturës, rreth 30 mijë nxënës të klasave të 9-ta testohen në gjuhën shqipe

Rreth 30 mijë ninimaturantë po i nënshtrohen ditën e sotme provimit të detyruar të Gjuhës shqipe. Pas këtij provimi, nxënësit do i nënshtrohen edhe testimit në matematikë (23 qershor) dhe gjuhë e huaj (26 qershor).Testet e PKAB hartohen nga QSHA dhe vlerësohen nga mësues të certifikuar nga ZAV-t.

Minimaturantët po i nënshtrohen ditën e sotme provimit të detyruar të Gjuhës shqipe.

Rreth 30 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të marrin pjesë në këtë provim, ndërsa në proces janë të përfshirë mijëra mësues.

Provimi zgjat dy orë e 30 minuta dhe minimaturantët janë paraqitur nëpër shkolla 1 orë e 30 minuta para se të fillojë provimi.


Pas këtij provimi, nxënësit do i nënshtrohen edhe testimit në lëndën e matematikës (23 qershor) dhe në gjuhën e huaj (26 qershor). 


Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.


Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë hartohen nga QSHA dhe vlerësohen nga mësues të certifikuar nga Zyrat Arsimore Vendore.



Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,086 Lexime
10 muaj më parë