Shkolla 9-vjeçare Dragobi, Tropojë

“Nisma, lehtësim për nxënësit, mësuesit dhe prindërit”

Tri lëndë mësimore në ditë është një lehtësim për nxënësit, mësuesit si edhe për prindërit. Është një strukturë që i jep orës mësimore hapësirë për të realizuar një shpjegim efikas, detyrë më cilësore, rrit fleksibilitetin e shkollës për të menaxhuar.

Të flasësh për diçka të re dhe sidomos për reformë në arsim e cila prek çdo kënd është e vështirë. Por është diçka që do të ndodhë, duam apo s’duam ne, jemi apo s’jemi dakord.

Ndryshimi nuk është i lehtë sidomos për nxënësit e klasave të 9-ta si edhe për maturantët, por shpresoj dhe uroj qe kjo nismë të përqafohet nga të gjithë dhe të kalohet pa vështirësi.


Tri lëndë mësimore në ditë është një lehtësim për nxënësit, mësuesit si edhe për prindërit. Është një strukturë që i jep orës mësimore hapësirë për të realizuar një shpjegim efikas, detyrë më cilësore, rrit fleksibilitetin e shkollës për të menaxhuar dhe për të organizuar orarin mësimor. Nxënësit kanë mundësi të përvetësojnë më mirë njohuritë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre.


Kane mundësi të aktivizohen dhe të vlerësohen më shumë.


Mësuesi e organizon më mirë mësimdhënien, ka më shumë mundësi për të punuar me nivele të ndryshme. Ndërton dhe zhvillon kompetencat te nxënësit.


Shpresoj dhe uroj që kjo platformë e re të sjellë efikasitet dhe realizim në mësime.


(Mimoza Sokolaj, shkolla 9-vjeçare Dragobi, Tropojë; Portali Shkollor)

3,501 Lexime
6 vjet më parë