Një kartolinë urimi për të gjithë mësuesit nga Dritan Staro
Një reflektim për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit: nga lule dhe dhurata deri tek vlerësimi dhe gjykimet, shkrimi thekson respektin dhe mirënjohjen për mësuesit që mbajnë mbi supe misionin kombëtar të edukimit të brezit të ri, sipas Dritan Staro.
Një kartolinë urimi për të gjithë mësuesit
(7 Marsi, festa e vlerësuar,e gjykuar, e mësuesit )
Dritan STARO 07.03.2026
Që nga 7 Marsi I 1887, kur u hap shkolla e parë shqipe dhe kur zë fill festa kombëtare e Mësuesit kanë kaluar vite. Ajo është festuar dhe vazhdon të festohet nga nxënësit dhe mësuesit anembanë vendit.
Në traditën e festës nxënësit u japin lule mësuesve të tyre, si shenjë urimi për festën. Kjo traditë vazhdoi deri në vitet 90.
Më vonë, si kudo, gjërat ndryshuan. Sot 7 Marsi festohet ndryshe. Mësuesit dhe nxënësit bëjnë aktivitete në kuadër të festes dhe jo vetëm, ata gostitin nxënësit, por dhe këta të fundit u bëjnë dhurata të ndryshme. Në fakt nuk ka ndonjë gjë të keqe. Dhuratat e nxënësve, nënkupto, të prindërve, janë të ndryshme si lule, veshje, bizhuteri, zbukurime etj.
Në fakt këto dhurata, bëhen sebep që mësuesit, të gjykohen herë-herë për mirë, herë-herë për keq. Ndoshta në këtë ditë të shënuar të tyre, opinioni merret më shumë me ta. Në vend që të lartësohet figura e mësuesit, apo të mendohet për stimulimin material, dëgjon vogëlsira.
Personalisht nuk jam kundër kësaj mënyre të organizimit të festës së mësuesit, pavarësisht gjykimeve.
Asnjë mësues, jo të gjithë, flas për plejaden e përkushtuar të mësuesve, nuk ua kërkon fëmijëve apo prindërve të tyre dhuratat.
Sidoqoftë, unë flas si prind që kam fëmijët në shkollë dhe si mësues njëkohësisht. Askush nga mësuesit e fëmijëve të mi, nuk më ka kërkuar që unë të detyrohem t'u dhuroj për festë diçka. Ajo që për mua është shqetësuese është se në këtë ditë mund të lexosh a të dëgjosh, nga njerëz të ndryshëm, bile dhe nga figura, komente e fjalë denigruese për mësuesit e fëmijëve të tyre.
Në këtë ditë të shënuar të tyre, ne duhet të falënderojmë mësuesit për misionin kombëtar që ata kanë mbi supe për edukimin e brezit të ri.
Ndaj sot, u uroj atyre gëzuar festën, më shumë përkushtim e përgjegjësi profesionale në punën e tyre .E mbyll me një thënje të Andre Brenton, për arsimin dhe mësuesin :
"Arsimi është të zgjedhësh rrugën e vështirë të dinjitetit, të vetmisë dhe në të njëjtën kohë të digjesh brenda vetes për të mirën e përbashkët, për të bukurën dhe shpëtimin e saj".
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Zëri i mësuesit: arsimi, sfidat dhe shpresat për të ardhmen
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe