
Një letër mirënjohjeje mësuesve për fundin e rrugëtimit 9-vjeçar...
Në ditën e fundit të shkollës, nxënësit e klasës 9-B, shkolla “Katund i Ri”, Yrshek, shprehin mirënjohje për mësuesit, veçanërisht për kujdestaren Rexhina Tafa. Letra emocionuese e nxënëses Enki Biba përmbyll këtë rrugëtim me dashuri, falënderim dhe kujtime të paharruara.
Letër mësuesve tanë, veçanërisht kujdestares sonë të dashur, Rexhina Tafa...
Nga klasa e 9-B, shkolla "Katund i Ri", Yrshek, Tiranë
Shkroi: Enki Biba
Në këtë letër janë pasqyruar ndjenjat e secilit prej nesh. Mirënjohja, respekti dhe dashuria. Këto katër vite ikën si pulitja e një syri. Me çdo të mirë e çdo të keqe që ne kishim ishit aty për ne.
Në çdo vit që kaloi ju u bëtë më shumë se mësues. U kthyet nga të panjohur në një familje. Dhe na e kthyet shkollën nga një godinë institucionale në një strehë të dytë.
Këto vite kanë qenë plot me furtuna por ju qëndruat si dielli pas saj. Jo gjithçka mund të ketë shkuar si duhet, nuk kemi qenë më të mirët, nuk ishim perfektë por ishim ne, vetja jonë dhe ju kurrë se penguat këtë.
Shpresoj që një ditë të shihemi sërish jo si këta fëmijët çapkënë por si njerëz të formuar me plane dhe ambicie në jetë.
E di që mbase është herët dhe jemi akoma të vegjël për të folur me fjalë të mëdha por di gjithashtu se jemi me fat që ju ishit pjesë e rrugëtimit tonë.
Mirënjohja është ngulitur thellë në zemrat tona dhe do t ju kujtojmë në çdo hap që do të hedhim.
Faleminderit për gjithçka!

Nxënësja Enki Biba, klasa 9-B, shkolla "Katund i Ri", Yrshek, Tiranë
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Fitorja e Dibrës në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe – Bisedë me Marsida Vishka, drejtoreshë e “Selim Alliu”
Fitorja e Dibrës në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe – Bisedë me Marsida Vishka, drejtoreshë e “Selim Alliu”
“Romeo dhe Zhuljeta” nën interpretimin e gjimnazistëve