Mirditë

Nxënësit e Shkollës "Shën Jozefi Punëtor", homazh dhe marshim sensibilizues për aksidentet

Shkolla e Mesme Profesionale "Shën Jozefi Punëtor" Rrëshen ka organizuar një marshim sensibilizues për të parandaluar aksidentet automobilistike dhe për të mbrojtur jeten.

Rruga e Kombit është një ndër rruget më problematike për sa i përket ndodhjes së aksidenteve rrugore me pasoja fatale. 


Ngjarja më e fundit u shënua me 14 janar, në segmentin Rrubik-Rrëshen, ku humben jetën 4 shtetas kosovare, mes tyre 2 fëmijë. 


Shkolla e Mesme Profesionale "Shën Jozefi Punëtor" Rrëshen ka organizuar një marshim sensibilizues për të parandaluar aksidentet automobilistike dhe për të mbrojtur jeten. 


Senatorët e klasave nën drejtimin e koordinatores Daniela Marku, drejtorisë së shkollës si edhe të tjerë marshuan paqësisht me mesazhe të përgatitura nga vetë nxënësit. Ata ndaluan pikërisht tek vendi ku u shënua aksidenti më i fundit me pasojë 4 jetë të humbura. 


Pater Giulio u lut për shpirtrat e personave që kanë humbur jeten në këto aksidente si edhe për mbrojtjen e jetës së të gjithë drejtuesve të automjetve apo përdoruesve të tjerë të rrugës së Kombit dhe jo vetëm. 

Me moton "Dashuria Edukon", moto me të cilen udhëhiqet e gjithë shkolla, nxënësit apeluan që të gjithë ne drejtues automjetesh, pasagjerë apo edhe këmbësorë të edukohemi e ndërgjegjësohemi për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur kështu jeten tonë dhe jeten e të tjerëve.

Nga Lindita Kokaj 


Publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,431 Lexime
3 vjet më parë