Maqedoni, reformat në arsim

Ora e mësimit 55 minuta, domosdoshmëri

Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë kanë 10 lëndë mësimore, të cilët do të reduktohen në pesë lëndë, gjuhën amtare, matematikën, botën rreth nesh, artin figurativ, kulturën fizike. Lëndët që janë aktualisht do të përmblidhen në pesë lëndë.

Reformat në arsim sipas M.A.SH-it për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ora e mësimit do të zgjasë 55 minuta, duke  përfshirë një periudhë pushimi prej 15 minutash. Nxënësit aktualisht  nga klasa e parë deri në klasën e tretë kanë 10 lëndë mësimore, të cilët do të reduktohen në pesë lëndë, gjuhën amtare, matematikën, botën rreth nesh, artin figurativ, kulturën fizike. Lëndët të cilat janë aktualisht do të përmblidhen sipas tyre në pesë lëndë mësimore.


Reformat për zgjatjen e orës 55 minuta është me vend sipas përvojës së punës sepse mësimdhënësit dhe nxënësit do të kenë më shumë kohë në dispozicion për arritjen e qëllimeve mësimore.


*Mund të parashtrohet pyetja: Sa është përqendrimi i nxënësve në moshën përkatëse për mësim efektiv?

Përgjigjja është: Ne të gjithë e dimë që ora mësimore fillon me teknikë (lojë) për nxjerrjen e qëllimit apo përsëritjen e mësimit të kaluar... etj. Sipas qëllimit që është përcaktuar më parë, në bazë të saj përgatiten teknikat dhe taktikat përkatëse te lojërave të cilat mund të zgjasin 10-20 minuta. Pas nxjerrjes së qëllimi fillohet me zhvillimin e mësimit ku në ciklin e ulët nuk duhet të jetë më shumë se 10-15 minuta, sepse bije përqendrimi i nxënësve. Meqë nxënësit nuk do të kenë detyra shtëpie atëherë arsimtari duhet të përgatisë një apo dy teknika të radhës të cilat mund të përfshijnë edhe detyrën e shtëpisë me këto teknika apo lojëra. Kjo teknikë do të zgjas 20-25 minuta së bashku me prezantimin dhe saktë i bie një orë 55 minuta.


Prandaj e mbështes orën 55 minuta në ciklin e parë po pse jo edhe të dytë 55 minuta, sepse gjithmonë nuk na ka mjaftuar koha për fidbekun e duhur nga ana e nxënësve, besoj se jo vetëm mua po edhe kolegeve/ëve të mi.


Pyetja e radhës është a do jetë e gatshme Ministria e Arsimi dhe Shkencës të përgatisë literaturën e nevojshme - libra për nxënësi në shtator?

Kjo është reforma e tretë për 15 vjet dhe gjithmonë kur ka pasur reforma më shumë kanë humbur nxënësit. Me ndryshimin e sistemit nëntëvjeçar, nxënësi mbi tre muaj, gati në gjysmë vjetorin e parë u pajisën me libra. Pra, nxënësit janë viktimë sepse shteti nuk bën parapërgatitje për reformat, por vetëm shpejt e shpejt i fut në zbatim.


Ku do  të realizohen projektet pilot dhe sa do të zgjasin?

Në qoftë se projektet pilot do të realizohen si gjithmonë në kryeqytet ku ka edhe kushte, ndërsa pjesa dërmuese e shkollave rurale nuk posedojnë kushte dhe mjete të nevojshme si shkollat e kryeqytetit apo qyteteve të mëdha! 


Çfarë ekspertësh do të vlerësojnë, a është projekti i suksesshëm apo vetëm sipërfaqësisht të bëjnë lajtje parash?

Ngelet të shihet në të ardhmen!

Pushimi të zgjasë 15 minuta pas çdo ore mësimore: “Mësuesi vendos kur të japë pjesën e pushimit dhe si do ta realizojë atë. Rekomandohet që një nga pushimet të parashikohet për aktivitete të kohës së lirë jashtë klasës” .


Si do ta kalojnë nxënësit e moshës 6-9 pushimin15 minuta?

Të qëndrojnë në klasë 15 minuta sipas rendit shtëpiak të shkollës, të dalin jashtë, të luajnë apo bëjnë ndonjë aktivitet... ! Të zgjedhë mësimdhënësi aktivitet jashtë klasës pak vështirë!!!


Zgjatja e pushimeve në çdo orë, me përjashtim të pushimit të madh më duket e tepruar pasi nuk kemi kushtet dhe hapësira e nevojshme  për mosha përkatëse.

Më parë duhet të rregullohen këndet, ato të pasurohen me mjete mësimore që nxënësit 15 minutëshin ta organizojnë sipas dëshirës.


Pra për këtë ngeli skeptik dhe do t’ia lëmë kohës që ta dëshmojë!

Detyrat e shtëpisë janë të qëlluara që të realizohen në  shkollë që të mbikëqyren dhe kontrollohen nga arsimtari.


“Sipas planprogrameve të Ministrisë së Arsimit, nxënësit nga klasa e parë deri nga klasa e tretë do të kenë  jo më shumë se katër orë në ditë, e cila do të reduktojë kohën që nxënësit të kalojnë në klasë.”


Në bazë të planprogrameve të deritanishme nxënësit e klasave të para deri në të tretën kanë nga 5 orë ose 6 orë mësim. 


Dallimi i tanishëm dhe i reformave është 20 minua më pak mësim dhe 30 minuta përafërsisht më shumë pushim.


8. Testimi i nxënësve do të zvogëlohet por realizimi i teknikat dhe aktivitetet do të rritet.  


(Rabije Osmani, Portali Shkollor)

18,597 Lexime
6 vjet më parë