ORË MODEL

Orë model në lëndën e gjuhës shqipe, klasa e gjashtë

Mësuesja Kadife Dida e shkollës "Riza Spahiu", Kukës, ndërtoi orën model me temë "Djali dhe deti", me nxënësit e klasës së gjashtë, duke përcjellë mesazhin: "Nëse ne do të mposhtim frikën, atëherë do t'u bëjmë ballë të gjitha vështirësive në jetë"...

Një orë mësimore ndryshe nga orët tradicionale, ku mësuesi dhe nxënësit diskutojnë lirshëm, shprehin mendimet e tyre. Gjatë një ore mësimi informacioni nuk ngelet vetëm në rrafshin teorik, por lidhet natyrshëm me jetën e përditshme. Ashtu sikurse nxënësit ndërthurën natyrshëm mesazhin e pjesës: "Nëse ne do të mposhtim frikën, atëherë do t'u bëjmë ballë të gjitha vështirësive në jetë". "Djali në pjesë mund të jetë secili prej nesh në jeten e përditshme, prandaj dhe autori nuk i ka vënë emër personazhit kryesor", u shprehën nxënësit.

Edhe prindërit ishin të pranishëm në këtë orë të hapur, të cilëve u la shumë mbresa ky takim. Secili prej tyre ishte mjaft i kënaqur nga përgjigjet e fëmijëve të tyre.


Tema mësimore: Nasi Lera “Djali dhe deti” 

Situata e të nxënit: Kurajo për të përballuar situata të vështira. 

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi/ja:

- Diskuton rreth fenomenti të frikës.

Dallon veçoritë e tregimit si lloj i tekstit letrar;

Parashikon brendinë e tekstit duke u nisur nga fjalët kyçe.

- Shpreh ndjesitë, përjetimet dhe idetë që e shoqërojnë gjatë leximit të tekstit;

- Analizon personazhin e djalit.

- Gjen ngjashmëri dhe dallime mes djalit dhe vetes së tij;

           - Shkruan nje dialog imagjinar mes djalit dhe detit.


Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Bashkëbisedim

Zhvilloj një bashkëbisedim me nxënësit.

- Ç’është frika?

A është normale që njerëzit të kenë frikë?

Nga çfarë keni frikë? Si e përjetoni frikën?

A ka ndodhur që t’iu ketë kaluar frika që keni pasur nga diçka?

-  Si e keni mposhtur frikën?

A ka ndonjë prej jush frikë nga deti? - Çfarë ndjesish ju ngjall deti?


Ndërtimi i njohurive të reja: Lexim i drejtuar; pyetje- përgjigje; bashkëbisedim

Zhvilloj një bisedë hyrëse në të cilën prezantoj titullin e pjesës dhe autorin e saj. Kërkoj nga nxënësit të bëjnë parashikimet e tyre duke u bazuar te titulli i pjesës “Djali dhe deti”.


(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)

(Portali Shkollor)

7,644 Lexime
5 vjet më parë