
Organizohet workshopi “Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë përmes teknologjisë për brezin 2.0”
Fakulteti Histori-Filologji në bashkëpunim me Qendrën e trajnimeve Albas dhe ASCAP do të zhvillojë në datën 25 Mars, ora 10.00 workshopin me temë: “Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë përmes teknologjisë për brezin 2.0”. Më poshtë gjeni programin dhe linkun e regjistrimit.
Fakulteti Histori-Filologji në bashkëpunim me Qendrën e trajnimeve Albas dhe ASCAP do të zhvillojnë në mjediset e Fakultetit Histori-Filologji, në datën 25 Mars, ora 10.00 workshopin me temë:
“Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe letërsisë përmes teknologjisë për brezin 2.0”
Me ligjërues:
Akad Sabri Hamiti,
Prof.dr Dhurata Shehri,
Prof. as. dr Anila Çepani,
Erida Koleci.
Workshopi është pjesë e punës kualifikuese e Fakultetit Histori-Filologji dhe ASCAP për zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve në arsimin parauniversitar.
Janë të ftuar të marrin pjesë mësues të profilit të gjuhë- letërsi për ciklin AML dhe AMU.
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Për regjistrim jeni të lutur të regjistroheni në formularin e mëposhtëm:
Programi i workshopit
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA, trajnim me kredite për modulin “Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në disa fusha”
Trajnim në Prishtinë për programin “Realizimi i kompetencave kyçe dhe ato të fushave të Arsimit Fillor, nëpërmjet rikonceptimit të procesit mësimor me në qendër nxënësin”
QTPA trajnim me kredite në datën 11 tetor, moduli “Teoritë e komunikimit”