INTERVISTË

Pedagogia Entela Binjaku: Studentët përballen me një treg pune nepotizmi dhe partiak

Në një intervistë për Portalin Shkollor, pedagogia e sociologjisë Entela Binjaku, ka folur mbi shumçka që i takon brezit të ri, studentëve shqiptar: sfidat, cilësitë, disavantazhet dhe avantazhet e të studiuarit të tyre në Shqipëri dhe jashtë.

Studentët shqiptar të 20 viteve të fundit gjendet të paorientuar përballë realitetit që i ofrohet. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Portalin Shkollor, pedagogia e sociologjisë Entela Binjaku. Sipas saj tregu ynë i punës karakerizohet në vija të përgjithshme nga nepotizmi dhe partitizmi dhe këto tipare pak vend i kanë lënë meritës, pasionit, prirjeve, inovacionit me të cilat identifikohen mjaft nga të rinjtë e diplomuar. Megjithatë Binjaku shprehet se të rinjtë tanë nuk dorëzohen pavarësisht se fshikullohen nga më të “mëdhenjtë”, por potencialin e tyre gjithsesi e shfrytëzojnë duke shkuar për studime jashtë vendit apo edhe duke u punësuar në shtete që i ofrojnë mundësi më të mëdha financiare. 



 Studentët shqiptar të 20 viteve të fundit. Si do t’i përkufizonit ata? 

Ju falenderoj që kthyet vëmendjen tek studentët. Jo vetëm sepse kjo periudhë e vitit përkon me nisjen apo rinisjen e studimeve në institucionet e arsimit të lartë, por edhe sepse ata janë e ardhmja e afërt dhe e largët e vendit. 

Në këto 20 vitet e fundit studentët shqiptarë tanë kanë jetuar dhe janë përballur me situatat që ka kaluar shoqëria. Vështirësitë ekonomike, aspiratat për ndërkombëtarizim të dijes, hezitimit për njohjen diplomave nga Shqipëria, droja për atë që kanë përvetësuar dhe atë që tregu kërkon, pakënaqësia ndaj status quos-së, por edhe përfitimi prej saj, dëshira për punësim vetëm në sektorin shtetëror, projeksioni për një të ardhme por që i përbuz dhe i lë mënjanë që në fillesat e saj, mosvlerësimi për shkak të mungesës së përvojës, cilësimit për parazitizë etj, etj dhe në fund do të thoja cilësia e burimeve njerëzore tonat është pasqyra më e mirë e ëfarë është diplomuar në këto 20 vite e më shumë. 



Nëse do t’i përcaktonin veçoritë e këtij brezi të ri, cilat do të ishin ato? 

Të rinj në moshë dhe në shpirt,  të frikësuar dhe të stepur, me dëshira që edhe kur janë të mëdha jo gjithmonë kanë argumenta pas tyre, herë të pavullnetshëm, ose të paorientuar dhe si të tillë të përshtatur sipas vendit dhe rrethanave. Një brez që megjithatë ka në rradhët e tij vajza e djem që lodhen dhe ndihmojnë familjet, sië ka edhe të tjerë që gjejnë rrugë më të shkurtra, por që i kanë ndëshkuar, apo të rinj që nuk heqin dorë dhe nuk dorëzohen pavarësisht se fshikullohen nga më të mëdhenjtë, siç ka të rinj që shpesh konformohen sipas modelit të më të mëdhenjve, që jo në çdo rast janë më të mirët për t´u ndjekur.


Përsa i përket studimeve, a mendoni ju se studentët shqiptarë janë mjaftueshëm të përgatitur për t’ia dalë mbanë universitetit dhe jetës pas mbarimit të tij?

Sido të mendoj unë, fakti është që ata janë në treg dhe po i përgjigjen tregut. Por tregu ynë i punës karakerizohet në vija të përgjithshme nga nepotizmi dhe partitizmi dhe këto tipare pak vend i kanë lënë meritës, pasionit, prirjeve, inovacionit me të cilat identifikohen mjaft nga të rinjtë e diplomuar. 



Ne si vend regjistrojmë një numër të madh studentësh të cilët preferojnë të vazhdojnë studimet jashtë. Ne i referohemi Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, e cila përllogarit se në 2016-ën, viti i fundit kur organizata përpiloi statistika, mbi 17.000 studentë shqiptarë u larguan nga vendi për studime jashtë. Cilat janë arsyet që mendoni ju si sociologe? 


Unë vij vetë nga një formim i lartë dhe pasuniversitar tërësisht jashtë Shqipërisë. Arsyet që mund të më kenë shtyrë mua dhe bashkëmoshatarët e mi  si 18 vjeçarë në atë kohë duken të ndryshme nga ato që i shtyjnë sot të rinjtë e së njëjtës moshës. Sot më së shumti largohen sepse edhe mundësitë që ka ofruar hapja janë më të mëdha, aspirohet për cilësi, renditjet e ulta të Universiteteve shqiptare në kasifikimet botërore nuk kënaqin më ambiciet e të rinjve, shpesh edhe mundësitë për shkollime që kushtojnë më pak se në vend, dhe mundësia e punësimeve të shkurtra ndërkohë që tregu këtu nuk i ofron, ose i keqpaguan. Ajo që duket ndryshe plotësisht është mendimi që qëndron pas studimeve i cili sot në dallim nga dje, nuk synon më rikthimin por vendosjen përfundimtare në një treg të huaj. 


A po ikën ajka e studentëve? 

Ata që përgatiten për të ikur ose e synojnë ikjen mund të jenë më të shumtë se ata që e realizojnë këtë. Ajo që vëmë re ne është se një maturant me rezultate të larta do të donte të studionte jashtë. Pothuajse në mendjen e tyre ky mendim është ose i shprehur ose i heshtur. Në radhët e atyre që kanë ikur ka edhe nga ata që janë poshtë nivelit mesatar, por që kanë pasur ambicie ose vetëbësim apo dhe kushtet e atilla që nuk kanë pasur ndonjë pengese për këtë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se në Universitetet tona janë domosdoshëmrisht maturantët më të dobët. Kemi fakultete ku të rinjtë që sapo kanë zgjedhur universitetet shqiptare e nderojnë me përzgjedhjen e tyre insititucionin. 



Zgjedhjet që bëjnë janë të diktuara nga familjarët, apo janë zgjedhje të lira? Cila është përshtypja juaj për këtë pjesë?

 Këto janë sipas rasteve. Ka mjaft rol përcaktues prindi në përzgjedhje. Shpesh ata i shtyjnë fëmijët drejt pasioneve që vetë kanë ushqyer në rini, por që nuk kanë mundur dot t´i konkretizojnë, ose drejt orientimeve që kërkon tregu sepse zotërojnë njohje më të mirë të tregut. Duke qenë se prindërit mbajnë peshën kryesore në shkollim shpesh edhe fëmijët nuk kanë shumë zë kundër, por ka edhe të rinj që shkojnë drejt zgjedhjeve personale. Keqardhja e madhe është se tregu shqiptar i ka shuar shumë shtigje, shumë degë dijesh apo njohurish, të cilat janë thuajse tërësisht jashtë vëmendjes dhe kjo ka bërë që të rinjtë dhe prindërit të gjenden pa shumë mundësi zgjedhjeje. Nesër edhe këta të rinj që sot nuk kanë mundur dot të vijojnë me pasionet apo prirjet e tyre do të jenë prindërit që nesër do të sillen po njëlloj si një pjesë e prindërve të tyre sot.  



Po ju vet si veproni me studentët tuaj, u sugjeroni specializime jashtë, si një mundësi e mirë për të depërtuar në tregun profesional botëror?

Natyrisht që po, jo vetëm këtë, por unë punoj në drejtim të angazhimit të tyre ne komunitet, përpiqem të përcjell tek ta vullnetarizmin që në botë është i çmuar, shpirtin e ekipit që është një ndër aftësitë bazë që të kërkon një treg i madh, ndërtimin e rrjeteve profesionale me të tjerë.  



Po, për sa i takon studimeve bazë, jeni pro të studiuarit në Shqipëri, apo jashtë vendit?

Unë jam për studime parauniversitare në vend dhe për përmirësimin së pari të këtij sistemi. Jam për përmirësime që nga ai parashkollor, e më tej në të gjitha segmentet e tjera deri në klasën e 12-të. Studiemet e larta mund te jenë të alternuara me shkëmbime përvojash që janë mjaft dobiprurëse për individin, komunitetin studentor dhe atë universitar e sigurisht për shoqërinë. 



Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e të studiuarit në Shqipëri?

Përfitimet janë të studiuarit në gjuhën amtare dhe kjo do të  thotë se një i ri në Shqipëri i ka të kursyera disa vështirësi që do të mund t'i kishte po të studionte jashtë, ka mundësinë të jetë pranë familjarëve. Nga ngrohtësia dhe mbëshetjta e nevojshme nuk do t'ia ndiente mungesën, ndërton rrjetin e tij/saj dhe e ka më të lehë se një tjetër që studion jashtë. Ndonjëherë edhe rekomandimet e profesorëve mund t'i vijnë në ndihmë, është i pashkëputur nga zhvillimet e vendit dhe mund të përshtatet më lehtë me një energji që të tjerë e shpenzojnë për përshtatje dhe integrim. 



Cila është këshilla më e shpeshtë që u jepni studentëve?

Të jenë seriozë në atë që bëjnë, i nxis të synojnë maksimumin e  cilësisë dhe profesionalizmit, kur ndeshen me dukuritë e shëmtuara ju them se kanë modelin se si nuk duhet të jenë në jetë. Kur shohin dikë që shfaq ato tipare që ata nuk i durojnë t'u thonë vetes: kështu nuk dua të jem! 



(Intervistoi Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

2,967 Lexime
4 vjet më parë