Përmbytjet, ndërpritet mësimi në 27 shkolla në vend
Në një deklaratë për media ministrja Nikolla u shpreh se situata vijon të jetë problematike në 27 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Për këtë arsye mësimi do të pezullohet për 5 ditë në 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kamëz, 3 në Dibër dhe 2 në Kukës.
Si rezultatat i masave të marra nga Shtabet e Emergjencës në çdo qark, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë normalisht ditën e hënë, datë 04.12.2017, me përjashtim të 27 shkollave në të gjithë vendin, në të cilat ende do të vijojë puna për t’i kthyer në kushtet e duhura.
Shkollat në të cilat nuk do të fillojë mësimi ditën e hënë janë:
KUKËS – 2 SHKOLLA
| 9-vjeçare Fshat | Fshat, Gkrykë-Çaje |
|---|---|
| Cikël i ulët Domaj | Domaj, Kolesjan, NJQV Bicaj |
PUKË – 2 SHKOLLA
| Mesme Bashkuar Iballe | Njësia administrative Iballe, Bashkia FushëArrëz |
|---|---|
| 9-vjeçare Fierzë | Njësia administratzive Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz |
DIBËR – 3 SHKOLLA
| Shkolla 9-vjeçare “Katund i Ri” | Luzni |
|---|---|
| Shkolla vartëse “Vajmedhej“ | Muhurr |
| Shkolla vartëse “Tejse” | Radomirë |
KRUJË – 1 SHKOLLË
| Shkolla "Vesel Brama", Kurcaj | Nikel |
|---|
TIRANË QARK – 1 SHKOLLË DHE 1 KOPSHT
| “Gjysylkanje” | Pezë |
|---|---|
| “Bashkim Berisha” (Kopsht) | Nrdoq |
KAMËZ – 2 SHKOLLA
| “Niko Hoxha” | Valias, Bashkia Kamëz |
|---|---|
| “Dritas” | Dritas, Zall - Herr |
KAVAJË – 1 SHKOLLË
| Shkolla 9-vjeçare Golem | Golem |
|---|
FIER – 9 SHKOLLA
| Lëvizja Demokratike | Povelç |
|---|---|
| Darzezë e Re | Darzezë e Re |
| Ferras | Ferras |
| XhevitFetahu | Bishan |
| Boçovë | Boçovë |
| Pishë | Pishë |
| Çerven | Çerven |
| Shkolla e Memse Bujqësore ‘Rakip Kryeziu’ | Çlirim |
| Kashisht | Kashisht |
VLORË – 5 SHKOLLA
| Ismail Qemali | Fitore, Novoselë |
|---|---|
| Kafil Malaj | Bishan, Novoselë |
| Loni Mone | Poro, Njësia Novoselë |
| Qeriba Derri | Bashaj, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë |
| Sadik Zotaj | Ramice, Njësia Brataj, Bashkia Selenicë |
(A. Hoxhaj, Portali Shkollor)
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600