![](https://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2020-03/26/4413-0-7c11f05afdbf0be24e9510a67a05fc1f.jpg)
PKAB, MASR publikon modelet e testeve dhe skemat e vlerësimit për gjuhët e huaja
Ministria e Arsimit ka bërë publik modelet e testeve dhe skemat e vlerësimit për gjuhët e huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht), për Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë. Materiali ka disa teste të përdorura në vitin shkollor 2019.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini ka publikuar së fundmi një material që përmban modele testesh dhe skema vlerësimi për provimet kombëtare të arsimit bazë (PKAB) në gjuhët e huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht). Në thelb, ky material u shërben mësuesve, specialistëve të arsimit, nxënësve dhe të gjithë të interesuarve në funksion të përmirësimit në arritjen e standardeve të mësimdhënies dhe të të nxënit në shkollë.
Me qëllim lehtësimin në përdorimin e tij, materiali është ndarë në dy seksione.
Seksioni 1 përmban testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane, bashkë me një informacion mbi përmbajtjet e testeve, kompetencat që vlerësohen, pesha që zë çdo kompetencë, llojet e pyetjeve etj.
Ndërsa Seksioni 2 përmban skemat e vlerësimit për testet e përdorura në PKAB, lëndët e gjuhës angleze, gjuhës frënge, gjuhës italiane dhe gjuhës gjermane.
Përmes këtij publikimi, ku përmblidhen disa teste të Gjuhës së Huaj të përdorura në vitin shkollor 2019 (sesioni I dhe sesioni II) në Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë, synohet t’u jepet nxënësve, prindërve, mësuesve dhe të interesuarve të tjerë një mundësi që të familjarizohen me përmbajtjen e testit dhe llojet e pyetjeve që përdoren në të.
(Portali Shkollor)
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Arrestohet Ermes Hoxhalli, 20-vjeçari arriti të mashtrojë qindra mësues e studentë dhe institucionet arsimore duke u premtuar Amerikën
Hapat që duhen ndjekur për në universitet