Aktualitet

Plagoset një 13-vjeçar në oborrin e shkollës “1 Qershori” në Tiranë, dyshimet e para

Një 13-vjeçar është shoqëruar në komisariat në prani të prindërve, pasi një bashkëmoshatar i tij, është plagosur me mjet prerës në ambientet e shkollës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës “1 Qershori”, ku të miturit raportohet se ishin duke luajtur.

Një 13-vjeçar është plagosur në oborrin e shkollës “1 Qershori” në Tiranë.

F. Hakrama dhe M. Hakrama janë kushërinj me njëri tjetrin. Ata kanë qenë duke luajtur futboll. Në lojë e sipër njëri e ka qëlluar tjetrin me kaçavidë në krah duke i shkaktuar dëmtime. I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut.


Autori në prani të prindit dhe psikologes po merret në pyetje në polici.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sipas burimeve dyshohet se ka qenë një lojë mes nxënësve të klasës së nëntë.




Njoftimi i policisë

Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

766 Lexime
3 muaj më parë