Aktualitet

Platforma digjitale SMIP, tani prindërit mund të informohen rreth fëmijëve të tyre në kohë reale

Në SMIP prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të informohen në mënyrë të detajuar jo vetëm për notat, mungesat dhe sjelljen e fëmijëve të tyre, por edhe për aktivitetet jashtëshkollore dhe aktivitetet jashtë-kurrikulare.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e ka nisur këtë ditë të enjte me promovimin e platformës digjitale SMIP, nëpërmjet një videoje që pasqyron detajet për prindërit e nxënësve.


“Prindër të dashur!

Platforma digjitale SMIP tani ju vjen në ndihmë për t’u informuar në kohë reale në mënyrë të detajuar, kudo dhe kurdo, mbi notat, mungesat, sjelljen apo aktivitetet jashtëshkollore të fëmijëve tuaj.

Mjafton të shkarkoni aplikacionin SMIP në telefonin tuaj dhe ndiqni hapat e shpjeguara në video për çdo detaj”, - shkruan ministrja.


Hyrja në këtë platformë bëhet me kredencialet që përdoren në portalin e-Albania. Pasi klikohet butoni vazhdo, shfaqet emri i fëmijës apo fëmijëve përkatës, ose e atyre që janë nën kujdestari ligjore. Në SMIP prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të informohen në mënyrë të detajuar jo vetëm për notat, mungesat dhe sjelljen e fëmijëve të tyre, por edhe për aktivitetet jashtëshkollore dhe aktivitetet jashtë-kurrikulare.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,899 Lexime
1 vit më parë