Policia e Shtetit apel nxënësve dhe prindërve: Distancohuni nga dhuna, siguria e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët

Policia e Shtetit u bën thirrje nxënësve dhe prindërve të qëndrojnë larg dhunës dhe situatave të rrezikshme. Të rinjtë këshillohen të mos përfshihen në akte të dhunshme, ndërsa prindërit ftohen të kujdesen për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga çdo akt dhune, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së jetës, shëndetit dhe sigurisë së të rinjve.


Në një mesazh drejtuar nxënësve, Policia e Shtetit u kërkon të mos përfshihen në veprime të dhunshme dhe të mos lejojnë që të tjerët t’i nxisin drejt situatave të rrezikshme.


“Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!”, është një nga thirrjet kryesore të policisë drejtuar të rinjve.


Një apel i veçantë u drejtohet edhe prindërve, të cilët ftohen të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë ata të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.


Sipas Policisë së Shtetit, siguria e të rinjve është një përgjegjësi e përbashkët, ndërsa institucioni bën të ditur se është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.


Në përfundim të mesazhit, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim, duke vënë theksin te qetësia dhe shmangia e çdo forme dhune.



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

105 Lexime
11 orë më parë