Njoftim

Prishtinë, panairi i 20-të i librit mbahet me 5-10 qershor

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar dhe në 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare.

Panairi jubilar, i 20-të mbahet nga 5-10 qershor 2018 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.


Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar dhe në 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare:


- 550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – VITIT TË SKËNDERBEUT

- 300-vjetori i lindjes së Teodor Kavaliotit

- 200-vjetori i lindjes së Zef Jubanit

- 100-vjetori i lindjes së Tajar Hatipit

- 100-vjetori i lindjes së Vorea Ujkos

- 100-vjetori i lindjes së Spiro Çomorës

- 100-vjetori i lindjes së Pashko Gjeçit


dhe botërore:

- 200-vjetori i lindjes së Turgenjevit

- 100-vjetori i lindjes së Moris Dryonit

- 100-vjetori i lindjes së Solzhenicinit


Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.


SHBK-ja ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe digjital, përmes faqes ëëë.panairilibrit.com.

SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 7 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

- Prozë

- Poezi

- Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë

- Përkthim letrar

- Projektin kapital


si dhe shpallet:

- Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe)

- Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj)

- Stenda më e vizituar

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Panairi do të organizojë përurime, debate, paraqitje, dedikime shkrimtarësh:


- Më se 50 aktivitete.  


Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor, në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.

Panairi do të mbyllet më 10 qershor, në orën 18:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00.


Hyrja për vizitorë: Falas!


Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj, rreth 1400-1500. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 5000.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.


SHOQATA E BOTUESVE TË KOSOVËS


(Portali Shkollor) 

1,591 Lexime
5 vjet më parë