Programi "Pas Shkolle", Kumbaro: Kemi dyfishuar pagesën për orë të çdo mësuesi që angazhohet në këtë projekt
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, njoftoi se programi “Pas Shkolle” po pilotohet në 47 shkolla (45 në Tiranë, 2 në Kamëz). Ajo theksoi bazën ligjore të re, dyfishimin e pagesës për mësuesit dhe synimin për zhvillimin multidimensional të fëmijëve.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, gjatë konferencës me gazetarët u ndal edhe tek programi 'Pas Shkolle', i cili ka nisur pilotimin në 47 shkolla, 45 në Tiranë dhe 2 në Kamëz.
“Kjo fazë erdhi pasi për herë të parë me ndryshimin që bëmë në ligjin për arsimin parauniversitar, kemi përfshirë edhe nocionin 'Pas Shkolle', duke siguruar një bazë të mirë ligjore për ta çuar përpara këtë program; Po ashtu, me VKM që përgatitëm, dyfishuam edhe pagesën për orë të çdo mësuesi që angazhohet në këtë program, duke ofruar një shpërblim më dinjitoz; Nuk do të bëhet sot për nesër, por po ndërtojmë hap pas hapi themelet ku do të ngrihet në mënyrë solide ky program”, theksoi Ministrja Kumbaro.
Kumbaro theksoi se programet “Pas Shkolle” synojnë zhvillimin multidimensional të fëmijëve dhe zhvillimin e pasioneve të tyre.
“Dua ta theksoj: Programi 'Pas shkolle' për ne është shumë i rëndësishëm për ofrimin e gjithë mundësive të zhvillimit ndërdisiplinor të fëmijëve; jo vetëm një një vend ku prindërit mund t’I lënë fëmijët 2 orë apo 4 orë më shumë, me gjithë mirëkuptimin ndaj nevojave reale që kanë familjet pasi prindërit janë në punë dhe kanë angazhime profesionale, por programi 'Pas Shkolle', në vizionin e Ministrisë së Arsimit siç po e ndërtojmë, lidhet me zhvillimin multidimensional të fëmijvë, ofrimin e mundësive për të çuar përpara pasionet e tyre”, tha Kumbaro.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Kumbaro: Më 1 qershor nis puna për Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2027-2032; Rishikojmë ligjin për Arsimin e Lartë
Datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë për vitin shkollor 2025-2026