Programi "Pas shkolle", publikohet dokumenti zyrtar dhe kriteret e zbatimit
Miratohet programi i ri “Pas shkolle” në institucionet publike të arsimit parauniversitar. Urdhri i Ministrisë së Arsimit përcakton llojet e programeve, standardet, kriteret dhe planin e veprimit. Zbuloni detajet dhe dokumentin e plotë zyrtar.
Ministria e Arsimit ka miratuar Urdhrin Nr. 400, datë 31.7.2026, “Për miratimin e llojeve të programit ‘Pas shkolle’, standardeve, kritereve, planit të veprimit për ofrimin e këtij programi, si dhe përcaktimin e institucioneve publike të arsimit parauniversitar”.
Programi synon të përcaktojë mënyrën e organizimit dhe ofrimit të shërbimit “Pas shkolle”, duke përcaktuar llojet e programeve, standardet dhe kriteret që duhet të zbatohen, si dhe planin e veprimit për institucionet arsimore.
Urdhri përfshin gjithashtu përcaktimin e institucioneve publike të arsimit parauniversitar ku do të ofrohet programi.
Më poshtë gjeni dokumentin e plotë zyrtar, së bashku me shtojcat, për të gjitha detajet mbi programin “Pas shkolle”.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600