Prezantim projekti

Projekt në lëndën e ekologjisë

Ky projekt është realizuar nga nxënësit e klasës së VII-1 në orën e ekologjisë nën kujdesin e mësuesit të lëndës Regaip Mustafa. Qëllimi i projektit është mbajtja pastër e ambientit në shkollë.

“Mirëmbajtja e ambientit në shkollë” është projekti i realizuar në lëndën e ekologjisë në shkollën "Alija Avdovic", Batincë nën kujdesin e arsimtarit Regaip Mustafa.


Nxënësit e klasës së VII-I kanë përdorur kapakët e shisheve plastike për të realizuar projektin. Të gjithë kapakët e shisheve janë mbledhur nga nxënësit në oborrin e shkollës. 


Me letra me ngjyra, shishe, kapakët e shishes dhe materiale të tjera të nevojshme nxënësit realizuan lule, mollë etj. Projektin e prezantuan në klasë dhe morën vlerësimin e mësuesit për idenë, realizimin dhe mesazhin që përcollën te shokët dhe shoqet e klasës.

(Portali Shkollor)

3,940 Lexime
6 vjet më parë