Botim i ri

Promovimi i librit “Kangë në vete” në mjediset e QKLL

Botimi i ri nga Albas, studimi monografik “Kangë në vete–Migjeni: poetika e prozës së shkurtër”, e autorit Eljon Doçe u promovua në mjediset QKLL.“Kangë në vete” është një monografi mbi veprën e Migjenit. Ky studim është një odise joshëse mbi prozën e shkurtër të Migjenit.

Studimi monografik “Kangë në vete–Migjeni: poetika e prozës së shkurtër”, e autorit Eljon Doçe u promovua në mjediset Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit. Takimi u moderua nga Anxhela Lepuri me të pranishëm në panel poeten dhe botuesen Rita Petro dhe studiueset  Dhurata Shehri dhe  Persida Asllani. 

“Kangë në vete” është një monografi mbi veprën e Migjenit. Ky studim është një odise joshëse mbi prozën e shkurtër të Migjenit. 


Në fjalimin përshëndetës, poetja dhe botuesja Rita Petro u shpreh entuziaste për botimin e kësaj vepre dhe përsëriti që “Shtëpia botuese Albas, e cila vazhdimisht ka botuar libra studimorë për letërsinë,  gjithmonë i ka dyert të hapura për bashkëpunime të këtij lloji”. 


Më poshtë gjeni dy recencsat e studiuesve dhe redaktoreve shkencore mbi veprën:

“Nuk ka ndodhur shpesh në studimet shqiptare për një autor, vepër a dukuri që kritika ta shpallë hapur subjektivitetin e vet. Si i tillë, i argumentuar thellë përmes analizash tekstore e interpretimesh logjike e emocionale, vjen para lexuesit studimin “Kangë në vete” i Eljon Doçes për Migjenin. Ftesa për të rilexuar përmes këtij libri Migjenin (e Doçes) është e sinqertë dhe impenjative, e bukurshkruar dhe joshëse. Për ta rrokur, lexuesit i kërkohet vetëm pak duke i dhënë shumë: i kërkohet të kapërcejë klishetë më shumë se gjysmëshekullore për veprën e Migjenit, që të mund të rrokë prozën e shkurtër dhe, përmes saj, të gjithë veprën e Migjenit.”  – Prof.dr. Dhurata Shehri


“Autori ndërton një ekskursus analitik që ndjek me përpikëri poetikën e tekstit sik thelb përfaqësues të të gjitha prozave të shkurtra të Migjenit, poetikë e cila në disa aspekte shtrihet edhe në prozën e gjatë, edhe në poezi. Studiuesi Eljon Doçe, falë një stili shembullor të shkrimit shkencor, si një mrekullim të ri me veprën. Pikërisht te kjo “habi leximi” qëndron një nga vlerat unike të kësaj monografie, e cila besoj se do të gjejë një përdorim të gjërë jo vetëm në literaturat shkollore e universitare, por edhe në leximet e lexuesve të pasionuar të Migjenit.” – Prof.dr. Persida Asllani.


Monografinë “Kangë në vete” e gjeni në librarinë Albas ose mund ta blini online në www.librarialbas.al 

Përgatiti Xhoana Jaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,619 Lexime
2 vjet më parë