Botim i ri

Promovohet “Castigati” nga Ardian Vehbiu, vepra me tregime e proza

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studiuesin dhe publicistin Ardian Vehbiu nga Amerika është promovuar në stendën e ALBAS libri i tij më ri “Castigati”. Kjo vepër është një përmbledhje tregimesh dhe prozash të shkruara gjatë periudhës 2012-2021, është libri i tij i pesëmbëdhjetë në shqip.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studiuesin dhe publicistin Ardian Vehbiu nga Amerika është promovuar në stendën e ALBAS libri i tij më ri “Castigati”. Autori i mirënjohur shqiptar ka krijuar një stil tejet të veçantë në letrat shqipe...


Kjo vepër, Castigat, e publicistit dhe studiuesit Ardian Vehbiu është një përmbledhje tregimesh dhe prozash të tjera të shkruara gjatë periudhës 2012-2021, është libri i tij i pëesëmbëdhjetë në shqip. 

Edhe pse me prejardhje nga shprehja latine Castigat ridendo mores, “i korrigjon zakonet duke qeshur to” që dikur afishohej në hyrjet e teatrove të komedisë, Castigat-i i titullit të këtij libri nuk është veçse një emër pene (pen name), me të cilin Ardian Vehbiu i pat botuar disa prej tyre këtyre tregimeve në revistën Peisazhe të fjalës dhe nën të cilin ato janë bërë tashmë të njohura, në mos edhe të dashura, për publikun. Nevoja për këtë “ndërrim” pseudonimi u shfaq sidomos pas botimit – dhe ribotimit – të vëllimit Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit. Autori i ri, sado që haptazi fiktiv, do të lajmëronte, kështu, një projekt të ri krijues me synimin për të shfrytëzuar – në rrjedhë të viteve – tensionin midis rrëfimit lakuriq të ligjërimit gojor, si në përrallat, anektodat, aforizmat, microfiction, apologët, parabolar dhe fabulat, dhe tekstin nofinfiction, që rrallë e pat çuar autorin drejt efektit mirëfilli poetik. I ndërvendosur mes vetë autorit dhe lexuesit, autori personazh Castigat do të shërbente pastaj si sugjerim dhe kornizë për forma të caktuara, në mos unike të aventurës së tij në fiction, paralelisht me ato të tjerat, që Vehbiu i pat eksploruar sa në romanin Bolero, ashtu edhe në dy vëllimet e zotit Shyti; dhe që do të mundësonin rithemelimin e marrëdhënies e teksteve me lexuesin, përtej efektit realitet aq të konsumuar dhe të abuzuar nga proza realiste klasike. 


Gjatë bisedës së promovimit të “Castigati-t” tërhoqën vëmendjen rrëfimet për mënyrën si si shkrimtari shkruan. Vehbiu tha se i ka pëlqyer gjithmonë forma e rrëfimit në prozë, por të shkruarit fikshën ka pak mundim sipas tij. 


Autori i cili dallohet për mjeshtërinë e tij të shqisës së veçantë për të kapur dukuri dhe fenomene shoqërore, ka ditur të jap një mesazh shumë domethënës edhe nëpërmjet kopertinës së librit, e cila lidhet me çështjet e qytetit, me zhvillimin e një sensi kritik, gati-gati imazhi aty duket sikur lidhet me ankthin urban. 


Shkrimtari Ardian Vebiu nuk la pa dhënë dhe një mesazh me rastin e eventit të Panairit të Librit, Tirana 2021. 

“Panairi është mirë që është kthyer normalisht, jo si traditë por si realitet. Shkrimtari është vetvetiu i vetmuar, sa kohë që shkruan - por Panairi është një nga ato "parajsa" minimale, ku e gjen veten në shoqëri të lexuesve dhe të kolegëve dhe të gjithë atyre që bashkudhëtojnë me librin. Shpresoj që të shkoj mirë në çdo pikëpamje dhe lexuesit të jenë të shumtë”.  

Vlen të theksohet se në këtë event të librit është shtuar interesi për autorët shqiptar dhe prurjet në këtë drejtim janë të shumta. 



N.Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,001 Lexime
2 vjet më parë