Matura

Provimet, sipas të dhënave 12% e maturantëve rezultojnë mbetës

Krahasuar me 1 vit më parë ka 1% më tepër maturantë mbetës, por duke u bazuar në numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve në provim, atëherë kalueshmëria është pothuajse e njëjtë.

Pas publikimit të rezultateve të provimit të matematikës janë përpunuar të dhënat sipas të cilave rreth 12% e maturantëve janë mbetës. Të dhënat publikohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Krahasuar me 1 vit më parë ka 1% më tepër maturantë mbetës, por duke u bazuar në numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve në provim, atëherë kalueshmëria është pothuajse e njëjtë.

Ndërkaq, pas përpunimit të të dhënave rezulton se 100 maturantë kanë arritur të marrin pikët maksimale në testin e Matematikës, duke grumbulluar 50 pikë. Në total janë 2% e nxënësve që kanë arritur të marrin notën 10-të, duke pasur mundësinë të mbledhin nga 45-50 pikë.

Në total janë 1.042 maturantë që janë vlerësuar me notën 10-të. 107 prej tyre kanë notën e shkallëzuar 9.90, 170 e kanë këtë notë 9.80, ndërsa 194 rezultojnë me notë të shkallëzuar 9.70. Po ashtu, 219 nxënës janë vlerësuar me notën 9.60, ndërsa 252 nxënës me notën 9.50.

2,266 Lexime
10 vjet më parë