LISTA NGA QSHA

Provimi i licencës në mësuesi, lista emërore e kandidatëve të profilit Histori, Gjeografi dhe Edukatë

Kjo është lista emërore e mësuesve kandidat të profileve Histori, Gjeografi dhe Edukatë, të cilët do të japin provimin e licencës. Kjo listë është bërë publike nga QSHA. Rikujtojmë se testimi për këtë profil do të zhvillohet përgjatë gjithë datës 7 prill 2021.

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) sapo ka publikuar listën me emrat e mësuesve kandidat të të profileve Histori, Gjeografi dhe Edukatë, të cilët do t'i nënshtrohen provimit të licencës.  Sipas të dhënave provimi për këtë kategori, të ndarë në grupe, do të jepet më datë 7 prill. 


Ndërkaq pritet të bëhen publike edhe listat e tjera emërore të profileve të tjera për mësuesit e rinj që duan të marrin licencën në profesionin e tyre për t'u futur në tregun e punës. 


Kujdes! 


Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:

1. të paraqitet pranë QSHA-së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;

2. të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër me kandidatët e tjerë;

3. të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;

4. të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit;

5. të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit.



Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA 30 minuta përpara orarit të publikuar dhe të jetë i pajisur me:


1.Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);

2.Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;

3.Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA, bazuar në herën e pjesëmarrjes);

4. Kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara; vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rastet kur studimet janë përfunduar jashtë shtetit; dokumentacionin e lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, në rastet kur studimet janë përfunduar në një institucion të arsimit të lartë të mbyllur.

Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:

- ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim. (si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);

- emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar

- viti i përfundimit

- numri i matrikullimit

- data e diplomimit


Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit.


Kandidati duhet të mbajë parasysh rregullat e mëposhtme:

  • Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi;
  • Ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të provimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit;
  • Ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e provimit;
  • Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit.

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

795 Lexime
1 javë më parë