NJOFTIMI NGA QSHA

Provimi i portalit, pas 21 korrikut do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet përkatëse

Nga ana e Qendrës së Shërbimeve Arsimore është njoftuar se gjatë muajve korrik-gusht 2021, pranë QSHA do të zhvillohet testimi i informatizuar për punësimin e mësuesve. Ndërsa pas datës 21 korrik do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet për këtë provim.

Testimi i informatizuar i mësuesve për vitin 2021 do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore gjatë muajve korrik-gusht. 


Njoftimin e ka bërë QSHA duke theksuar se pas datës 21 korrik do të publikohet kalendari me datat, oraret dhe profilet për portalin “Mësues për Shqipërinë 2021”. 


Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar.


Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:  

1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);

2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;

3. Formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.


Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.


Kandidatët pjesëmarrës duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtimi;

2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit;

3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit.


Pas publikimit të listave, të gjithë kandidatët duhet të verifikojnë emrin, mbiemrin, profilin, si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA. Në rast pasaktësish kandidati duhet t’i drejtohet DRAP/ZVA përkatëse.


Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “ZhanD’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).


Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme:

1. Duhet patjetër të paraqitet pranë QSHA-së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike;

2. Duhet të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër nga kandidatët e tjerë;

3. Duhet të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit;

4. Duhet të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit.

Nuk lejohen celularët, çantat dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e testimit.


Ky më poshtë është njoftimi i plotë i dalë nga QSHA 

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

5,642 Lexime
3 javë më parë