Arsimi në Diasporë

QBD: Mbi 2 mijë tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli I” nisen drejt Diasporës

2778 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I, janë nisur falas për vitin shkollor 2023-2024 në Diasporë nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në 14 shtete të botës, si: Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër etj. Teksti është ndërtuar në tri pjesë, për klasat I, II, III, botuar nga Albas dhe Dukagjini.

Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD)në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundoi dërgimin  e teksteve mësimore për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë, sipas kërkesave të ardhura nga përfaqësitë e QBD jashtë vendit.


2778 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I, janë nisur falas për vitin shkollor 2023-2024 në Diasporë nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Konkretisht kjo paketë është dërguar në 14 shtete të botës, si:  Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër etj. 


Teksti "Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare", niveli 1 fizik dhe digjital, (paketë që përfshin edhe Fletën e punës, fjalorin me ilustrime, librin me vjersha etj), është hartuar në përputhje me Kurrikulën e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës shqiptare në Diasporë e në mërgatë, miratuar nga MAS Shqipëri, dhe MASHT Kosovë. Teksti është ndërtuar në tri pjesë që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II, III. 


Përveç teksteve të dërguara, QBD-ja ofron online edhe tekste të tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, të cilat janë të shfletueshme dhe të shkarkueshme falas online në faqen zyrtare të Qendrës së Botimeve për Diasporën: http://qbd.gov.al/

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

712 Lexime
7 muaj më parë