Ekspozitë

QKF-Mirditë me “Art në Karton”, ekspozita e veçantë e fëmijëve mirditor

Një ekspozitë e veçantë e fëmijëve të QKF-Mirditë, është organizuar në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen nën emërtimin “Art në Karton”, përmes punës impresionuese nga duart e shkathëta të fëmijëve mirditor, të drejtuar nga mësuesja pasionante e këtij institucioni Majlinda Shtjefanaku.

70 punime me karton të riciklueshëm u paraqitën nga 25 fëmijët e grupit të dytë (kl 3-6) të sektorit të duarve të shkathëta me fabula dhe objekte të larmishme, që manifestonin botën e pasur të fëmijëve.

Është një ekspozitë, për të cilën është punuar prej 4 muajsh, ndaj për këtë i ka falënderuar artistët e vegjël të kësaj zeje punimi, drejtore e Agjencisë së Shërbimeve Sociale, Arsimit dhe Kulturës, Klodjana Përgjetani.

Ndërkohë vetë fëmijët paraqitën  momente nga punimet e tyre, që u ndoqën me interes nga publiku i shumtë në shesh. 

Gjithashtu në këtë aktivitet të bukur kulturor u luajtën pjesë muzikore nga fëmijët e grupit të çiftelive nën drejtimin e mësuesit të muzikës Pashk Filopati.

Nga Lindita Kokaj

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,063 Lexime
1 vit më parë