Sezoni XIX

QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat

Për të gjithë kandidatët aplikantë për regjistrim në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mësuesit, ju bëjmë me dije se aplikimi do të kryhet online përgjatë periudhës 1 – 7 Prill 2024, duke përdorur shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania.

QSHA ka dal me një njoftim zyrtar për kandidatët aplikantë për regjistrim në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, për sezonin XIX. Ky institucion lajmëron se për të gjithë kandidatët aplikantë për regjistrim në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të  Mësuesit, bëhet me dije se aplikimi do të kryhet online përgjatë periudhës 1 – 7 Prill 2024, duke përdorur shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania. 


Gjatë aplikimit online, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme:


1. Diplomën/diplomat e programit të studimeve për profesionin respektiv; 


2. Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale të lëshuar nga institucioni kompetent për kryerjen e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja; *  Në  raste  të  caktuara:  Vërtetimin  për  njohjen  dhe  njësimin  e  diplomës  në  rast  se  studimet  janë  përfunduar  jashtë  shtetit; Dokumentacion të lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, të fituar nga institucioni i arsimit të lartë të mbyllur. Dokumenti që vërteton e vlefshmërinë e diplomës/diplomave të lëshuara. 


3. Vetëm pas njoftimit të pranimit nga DRAP, faturën e pagesës së kryer për llogari të QSHA-së, e cila duhet të ngarkohet në sistem në fushën që shfaqet pas vendosjes së kodit të gjurmimit dhe kodit të sigurisë, brenda 72 orëve nga njoftimi i pranimit.  


Kandidatët të cilët rezultojnë të suksesshëm në provimin e shtetit, menjëherë pas përfundimit të provimit, kanë të drejtë t’i nënshtrohen direkt testimit të informatizuar të mësuesit, për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar, ndërsa kategoritë e tjera, do të mund të regjistrohen në testimin e informatizuar të mësuesit, për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar, në sezonin e portalit i cili do të planifikohet pas muajit Qershor 2024.


Në dokumentin e mëposhtëm gjeni të tjera detaje për zhvillimin e provimit të licencës. 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

654 Lexime
3 javë më parë