Njoftim

QSHA, thirrje për hartues për Provimet e Shtetit në profesionin psikolog

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë thirrje për hartues për Provimet e Shtetit në profesionin Psikolog. Më poshtë do të gjeni shpalljen e kërkesës për aplikim (kriteret) dhe formularin që duhet të plotësoni deri më datë 15 shkurt, nëse jeni të interesuar.

Për të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e hartuesve të Provimeve të Shtetit në profesionin e psikologut njoftojmë se Qendra e Shërbimeve Arsimore tashmë ka shpallur kërkesën për aplikim ku aty do të njiheni me kriteret dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm, si dhe formularin që duhet të plotësoni. 


Kandidatët e interesuar, pjesëmarrës në provimin e shtetit në periudhën Janar 2012 – Korrik 2020, për t’u pajisur me vërtetim, duhet të përdorin shërbimin “Vërtetim për rezultatin e provimit të shtetit”, në e-Albania, duke klikuar në këtë link: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13714/


Aplikimet duhet të dërgohen në QSHA deri më datë 15 shkurt 2021. 


Kjo është shpallja (që më poshtë e gjeni në PDF) e kërkesës për aplikime për hartues të programit orientues dhe të fondit të pyetjeve të Provimit të Shtetit, për profesionin e rregulluar të psikologut.

Ndërsa ky është formulari i aplikimit 

Nanila Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,078 Lexime
3 vjet më parë