QTA trajnim më 25-26 prill për modulin “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”
Qendra e Trajnimeve Albas, do të zhvillojë në datat 25-26 Prill 2026 trajnimin për modulin “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datë 25-26 Prill 2026 online, në platformën Zoom, trajnimin me kredite për modulin:
Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor
Moduli synon të ndihmojë mësuesit të krijojnë koncepte të qarta të zbatimit të kompetencave kyçe dhe atyre lëndore për të realizuar një lidhje të natyrshme të tyre me rezultatet dhe situatat e të nxënit.
Temat që do trajtohen:
Seanca 1: Një përmbledhje për përkufizimin e kompetencave, didaktikën në realizimin e kompetencave dhe mjedisin për zhvillimin e aftësive tek nxënësit.
Seanca 2: Standartet profesionale të mesuesit në AF dhe rëndësia e tyre në reflektimin e një ore mësimi të realizuar.
Seanca 3: Parimet bazë për të analizuar e reflektuar për procesin mësimor mbështetur në kompetencat.
Seanca 4: Mjedisi i të mësuarit për tu aftësuar përqëndrohet tek nxënësit, pra ata duhet të mësojnë në një mënyrë kuptimplotë.
Seanca 5: Si të vlerësojmë dhe analizojmë një orë të realizuar nëpërmjet vlerësimit të nxënësit për zhvillimin e kompetencave kyç.
Seanca 6: Veprimtari praktike, situata konkrete të analizimit dhe reflektimit profesional për një proces mësimor të realizuar.
Përfituesit nga trajnimi: Mësues të arsimit fillor
Rezultatet e pritshme:
Në përfundim të këtij trajnimi përfituesi:
- të ketë një këndëvështrim të ri për të analizuar e reflektuar mbi procesin mësimor, për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie në të gjitha fushat e ndjekura në AF;
- të ketë një vizion më të qartë mbi cilat njohuri bazë, koncepte lëndore dhe ndërlëndore, metoda e teknika ku duhet të përqëndrohet në mënyrë që nxënësit vazhdimisht;
- të përdorin efektivisht njohuritë ekzistuese;
- të ndërtojnë nohuritë e reja mbi mënyrër si të analizojë punën personale;
- të aftësohen për t’i zbatuar në situata praktike;
- të mbështesin integrimin e njohurive dhe aftësive me praktikat e nevojshme për hulumtim e kërkim në fusha të ndryshme;
Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Pagesa per trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për t’u regjistruar në trajnim kliko në linkun e mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/23518
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim më 9-10 maj për modulin me kredite “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
QTA trajnim më 2-3 maj për modulin me kredite "Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë"
Trajnim më 25-26 prill, moduli: “Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un"