QTA trajnim me kredite më 31 maj - 1 qershor, moduli: “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”

Qendra e Trajnimeve Albas organizon online në Zoom trajnimin me kredite “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”, në datat 31 maj - 1 qershor. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 31.05-1.06 2025 trajnimin për modulin:

 “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”. 


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit fillor dhe të mësuesve të gjuhës shqipe dhe mësuesit e lëndëve shoqërore në lidhje me aftësitë e të lexuarit, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.


Moduli trajton:

  • Rëndësia e të lexuarit në jetën e individit 
  • Kurrikula dhe të lexuarit
  • Të lexuarit si proces
  • Aftësitë (shkathtësia) e të lexuarit
  • Raporti i të lexuarit me të kuptuarin

 

Përfituesit nga trajnimi:

  1. Mësues të arsimit fillor 
  2. Mësues të AMU/AML 
  3. Drejtues shkollash 
  4. Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish). Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:


https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/20261


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

622 Lexime
1 javë më parë