Trajnim

QTPA trajnim më 1 qershor, moduli "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 1 qershor trajnimin për modulin "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues". Më poshtë gjeni detajet dhe linkun e regjistrimit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 01.06.2024 trajnimin për modulin:


"Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"

 

Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me aftësitë e të mendimit kritik e krijues, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.


Moduli trajton:

Seanca 1: Mendimi kritik dhe krijues 

Seanca 2: Teknika të motivimit përmes mendimit kritik

Seanca 3: Teknika të motivimit përmes mendimit krijues

 Seanca 4: Zhvillimi i një kuadri didaktik për kualifikimin e stafit pedagogjik

Seanca 5: Mjedisi i te menduarit kritik. Rreziqet e mendjes joobjektive dhe botëkuptimit joobjektiv

Seanca 6: Aftësimi praktik për zbatimin e teknikave të mendimit kritik dhe krijues në procesin mësimor.


 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:


https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/16822


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,756 Lexime
1 muaj më parë